Në kërkim të një mesfushori, PSG ëndërron yllin e Bayernit

Në kërkim të një mesfushori, PSG ëndërron yllin e Bayernit

19:26, 05/07/2024

Paris Saint-Germain është totalisht i fokusuar në merkato, me qëllimin e vetëm, ndërtimin i një skuadre sa më konkurruese për arenën ndërkombëtare.

Së fundmi, sipas raportimeve të medieve franceze, fokusi i klubit parizien është te mesfusha dhe emri që ëndërron trajneri Luis Enrique të ketë në ekip është ylli i Bayern Munich, Joshua Kimmich, i cili është ndjekur me interes prej muajsh.

Kontrata e Kimmich me Bayern Munich skadon në qershor të 2025-ës dhe për momentin, nuk ka asnjë shenjë rinovimi.

Klubi bavarez për të mos e humbur atë me parametra zero pas një viti duhet të dëgjojë domosdoshmërisht çdo ofertë për mesfushorin, i cili ka admirues jo të thjeshtë, pasi Kimmich prej kohësh tashmë pëlqehet shumë edhe nga Barcelona.

Ende nuk dihet se cila do të jetë e ardhmja e mesfushorit gjerman, por e sigurt është që kjo verë ka për të qenë shumë e “nxehtë” për të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco