Portieri i Portugalisë shkëlqen edhe në rrjetet sociale, 250 mijë ndjekës dhe 1 milionë reagime

Portieri i Portugalisë shkëlqen edhe në rrjetet sociale, 250 mijë ndjekës dhe 1 milionë reagime

20:17, 04/07/2024

Diogo Kosta shkëlqeu në portën e Portugalisë dhe gjithashtu po e bën këtë në “Instagram”.

Pritjet ndaj Sllovenisë bënë që numri i ndjekësve të portierit të rritet në atë rrjet social.

Në pak më shumë se 24 orë, llogaria e gardianit të kombëtares luzitane dhe i Portos ka fituar më shumë se 250 mijë ndjekës, duke arritur në 682 mijë tifozë që tashmë ndjekin karrierën e Diogo Kostës.

Tendenca është të vazhdojë të rritet. Fotot që ai publikoi nga pritjet që bëri në penallti kundër Sllovenisë dhe festën kolektive që pasoi fituan pothuajse 400 mijë zemra në “Instagram” dhe publikimi me rekordin si portieri i parë që priti tri penallti në një Kampionati Europian mori 740 mijë reagime. Ndërkohë, pasojat po i sheh edhe Porto.

Të shumta ekipet që kanë kuar informacion për Kostën dhe përgjigja ka qenë e njëjta.

Kush e do duhet të paguajë 68 milionë eurot e klauzolës.

Shifra është e lartë, por nuk tremb ekipet angleze që po mendojnë seriozisht investimin.

Ndërkohë nga një koleg francez si Afons Areola, portieri i Portugalisë është cilësuar si po aq vendimtar sa Ronaldo në turneun që po zhvillohet në Gjermani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco