Lajmi i fundit

ODEON/ 'MIK Festival' rizgjon operetën 'Agimi', Inva Mula: E ngjisim në skenë pas 70 vitesh

Partizani fiton me përmbysje miqësoren me Shkëndijën

Partizani fiton me përmbysje miqësoren me Shkëndijën

20:52, 03/07/2024

Partizani vazhdon përgatitjet për duelin e raundit të parë në Conference League përballë Marsaxlokk, skuadrës malteze.

Nënkampionët e Shqipërisë luajtën sot në Pogradec takimin e fundit miqësor. Kundër Shkëndijës së Tetovës, ndeshje që e fituan 2-1.

Endrit Krasniqi kaloi në avantazh kuqezinjtë shqiptarë që u shpallën nënkampionë të Maqedonisë së Veriut.

Arinaldo Rrapaj barazoi shifrat pas gjysmë ore lojë, ndërkohë që Albers Keko realizoi golin e fitores për ekipin e Orges Shehit 16 minuta përpara fundit.

Skuadra e kuqe mbylli minifazën në Pogradec duke u rikthyer në kryeqytet për të vijuar përgatitjet në prag të ballafaqimit europian ndaj maltezëve.

Dueli i parë do të luhet në Shqipëri në datën 11 korrik, teksa një javë më vonë do të zhvillohet përballja e kthimit në ishull.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco