Filip Lahm merakoset për çerekfinalen me Spanjën: Kemi shumë boshllëqe

Filip Lahm merakoset për çerekfinalen me Spanjën: Kemi shumë boshllëqe

18:25, 03/07/2024

Ish-kapiteni i Gjermanisë, Filip Lahm, është evidentuar shumë i shqetësuar përpara ndeshjes me Spanjën.

Dueli me Danimarkën ka nxjerrë në pah probleme të theksuar në lupën e Lahmit, si në prapavijë, ashtu edhe ne fazën ofensive:

“Mbrojta jonë fut ende ujë. Fakti që Manuel Neuer u detyrua të na shpëtonte në disa raste, tregoi se nuk jemi aq kompaktë. Edhe ndërtimi i aksioneve nuk kishte rrezikshmërinë e duhur. Kërkohet më shumë fleksibilitete në manovra sulmues. Kundër Spanjës nuk ka për të qenë e lehtë, shumë herë me e ndërlikuar sesa karshi danezëve. Për këtë jam i bindur”, përfundoi Ambasadori i Kampionatit Europian 2024, Filip Lahm.

Gjermania do të masë forcat me iberikasit ditën e premte në stadiumin e Shtutgartit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco