Juventus bën goditjen e madhe në markato, Douglas Luiz i bashkohet bardhezinjve

Juventus bën goditjen e madhe në markato, Douglas Luiz i bashkohet bardhezinjve

16:49, 30/06/2024

 

Douglas Luiz është lojtari më i ri i Juventus. Mesfushori brazilian pas shkëlqimit në Angli me fanellën e Aston Villas ka pranuar të vijojë karrierën në Serie A, me fanellën e ‘Zonjës së Vjetër’. Për të arritur deri te Douglas Luiz, Juventusi është dakordësuar të paguajë 50 milionë euro te Aston Villa, shumë që do të paguhet me katër këste.

Mesfushori brazilian ka firmosur deri në 2029 me rekordmenët e futbollit italian. 26-vjeçari, autor i 16 ndeshjeve me kombëtaren ‘Seleçao’, është një përforcim me vlera për skuadrën e Thiago Mottës dhe bëhet blerja e parë e klubit me trajnerin e ri në stol.

Douglas Luiz kaloi 5 sezone fantastike tek Aston Villa, aty ku ishte një ndër më të mirët e skuadrës. Më parë ka luajtur edhe me Manchester Cityn, Gironën dhe Vasco da Gamën në vendlindje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco