VIDEO/ Goditje spektakolare nga distanca, Tuci i hap udhë fitores së Spartës së Pragës

VIDEO/ Goditje spektakolare nga distanca, Tuci i hap udhë fitores së Spartës së Pragës

19:45, 29/06/2024

 

Indrit Tuci vijon përgatitjet për sezonin e ardhshëm me klubin çek të Spartës  së Pragës, teksa pasditen e të shtunës ka shënuar një gol spektakolar në miqësoren ndaj suedezëve të AIK.

Sulmuesi shqiptar u aktivizua titullar dhe luajti gjithë pjesën e parë, duke qenë se në pjesën e dytë trajneri i klubit çek vendosi të ndërrojë të gjithë skuadrën.

Kur kronometri shënonte minutën e 27’, Tuci lëshoi një goditje spektakolare nga kufijtë e zonës, duke dërguar topin në trekëndëshin e portës së suedezëve dhe duke u dhënë avantazhin çekëve.

E nëse Tuci po shfrytëzon mundësinë për të forcuar pozitat në formacion, shqiptari tjetër i Spartës së Pragës, Qazim Laçi nuk është paraqitur ende në grumbullim. Mesfushori ishte pjesë e Shqipërisë në Euro 2024 dhe do të bëjë pushimet, për t’u bashkuar me ekipin çek vetëm pas mesit të korrikut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco