Naço: Iki i lumtur nga Madridi dhe nga kombëtarja

Naço: Iki i lumtur nga Madridi dhe nga kombëtarja

19:35, 28/06/2024

Federata spanjolle kishte zgjedhur mbrojtësin Naço për të folur në konferencën për shtyp të së enjtes në përgatitjet për përballjen me Gjeorgjinë.

Ish-kapiteni i Realit të Madridit ka firmosur në Arabinë Saudite.

Ai i ka dhënë lamtumirën klubit të bardhë, teksa në fund të Europianit pritet ta mbyllë dhe me kombëtaren spanjolle. Tingëllon e çuditshme, por që nga prilli ai e kishte të qartë se e ardhmja përfshinte një aventurë të re 23 vjet pasi mbërriti në klubin e jetës së tij.

Ai ka folur për largimin nga Reali dhe objektivin me Spanjën në “Euro 2024”. “Vendimi për t’u larguar nga Reali ishte vendimi më i vështirë që kam marrë.

Natyrisht që ishte një vendimi për të cilin nuk kam dyshime, por ka pasur disa që e bëj me besim dhe qetësi, me dashurinë dhe respektin e të gjithëve. Tani pas triumfeve me Realin në sezonin që u mbyll, dua ta mbyll me sukses edhe në kombëtaren spanjolle. Jemi një ekip shumë i fortë dhe jemi në një dinamikë pozitive”, deklaroi Naço Fernandez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco