Klubi që sapo shkarkoi trajnerin, pret nënshkrimin me Sylvinhon

Klubi që sapo shkarkoi trajnerin, pret nënshkrimin me Sylvinhon

16:32, 28/06/2024

Shqipëria e mbylli në grupe rrugëtimin e saj në Kampionatin Europian, ndërsa zyrtarisht është dhe fundi i kontratës së trajnerit Sylvinho, me këtë të fundit që ende nuk ka rinovuar për 2 vite të tjera, edhe pse FSHF ia ka ofruar këtë mundësi në tavolinë.

Braziliani është nën orbitën e disa ekipeve, ndërsa gazetari Enriko Gabaj mëson ekskluzivisht për Euronews Albania se Estoril Praia është skuadra që po negocion për të bindur 50-vjeçarin.

Image

Ekipi që e mbylli sezonin në vendin e 13 ka shprehur interes për Sylvinhon, madje ka gati dhe kushtet për të bindur ish-futbollistin e Barcelonës, Arsenalit e Manchester Cityt.

Në orët në vijim pritet të ketë një përgjigje përfundimtare nëse transferimi do të kryhet apo jo, por ka gjasa që tekniku të gjejë gjuhën e përbashkët edhe me FSHF.

Burime nga liga portugeze bëjnë me dije se negociatat mes palëve janë zhvilluar, por nuk konfirmohet nëse është arritur akord paraprak apo jo, por eliminimi i kuqezinjve nga evropiani, ka sjellë menjëherë shkarkimin e trajnerit të Estoril Praia, 40-vjeçarit Vasco Seabra.

Këto lëvizje shtojnë edhe më tepër dyshimet se Sylvinho në ditët në vijim do t’i bashkohet “kanarinave”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco