Tenis/ Hidhet shorti i Wimbledonit, kundërshtarë të vështirë për Sinner

Tenis/ Hidhet shorti i Wimbledonit, kundërshtarë të vështirë për Sinner

15:50, 28/06/2024

U hodh mesditën e sotme shorti për turneun e tretë Slam të vitit 2024, Wimbledon.

Në prag të kompeticionit që do të zhvillohet në Britaninë e Madhe, tenistët njohën kundërshtarët e tyre. Fati nuk ishte me Jannik Sinner, që pavarësisht një nisje në raundin e parë me Yannick Hanfmann, mund të gjejë në raundin e dytë bashkëkombësin e tij italian, Matteo Berrettini.

Ky i fundit, nga ana e tij do të sfidojë hungarezin Marton Fucsovics, i cili rezultatin më të mirë ka një çerekfinale të vitit 2021.

Tjetër gjë mund të thuhet për një emër të radhës favorit për këtë turne, Carlos Alcaraz.

Spanjolli do të nisë rrugën e tij drejt finales ditën e hënë, ku do të përballet ndaj tenistit nga Estonia, Mark Lajal. Një ndeshje më se e kalueshme për 21-vjeçarin.

Ai që mund të quhet me shumë fat dhe me të cilin shorti u tregua bujar është Novak Djokovic.

Serbi do të përballet me çekun Kopriva, i cili vjen nga kualifikueset.

Në rast se për Djokovic çdo gjë shkon mirë në raundet e para, sfidën mbase më të vështirë mund ta ketë në çerekfinale, ku kandidat potencial për t’u përballur është polaku Hubert Hurkacz.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco