Rinovim i rëndësishëm në Formula 1, Gasly: Ndihem si në shtëpinë time

Rinovim i rëndësishëm në Formula 1, Gasly: Ndihem si në shtëpinë time

15:22, 27/06/2024

Lajmi që prej kohësh priste konfirmimin erdhi paraditen e së enjtes.

Pierre Gasly ka rinovuar kontratën e tij me skuderinë “Alpine”.

Rinovimi i numrit 10 ishte gati zyrtar në orët e fundit nga Flavio Briatore, i cili mbërriti tek “Alpine” pak ditë më parë si konsulent.

Vetë Gasly ishte tejet entuziast për marrëveshjen e re, teksa thekson se skuderia ku ai bën pjesë ka një projekt afatgjatë dhe me shumë vizion:

“Kam qenë këtu për më shumë se 18 muaj dhe synimi im ka qenë gjithmonë të ndërtoj një projekt afatgjatë me Alpine, një ekip ku ndihem si në shtëpinë time. Edhe pse deri tani ka qenë një sezon i komplikuar në pistë, unë po i qëndroj besnik projektit dhe nuk do të largohem. Jam i kënaqur me ndryshimet e bëra, punën e palodhur dhe drejtimin që po merr skuadra”-deklaroi piloti

Edhe drejtori i skuderisë “Alpine”, Bruno Famin u shfaq tepër i lumtur për mediat në konferencën për shtyp:

“Ne kemi ambicie të mëdha për sezonin aktual dhe do të punojmë pa u lodhur për t’i arritur ato. Është koha për të vendosur për shokun e skuadrës së Pierre dhe jemi të emocionuar për opsionet që kemi në tavolinë”-mbylli deklaratën e tij shefi i “Alpine”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco