Përplasje 'titanësh' në çerekfinale, Franca prish 'llogaritë' e pretendentëve

Përplasje 'titanësh' në çerekfinale, Franca prish 'llogaritë' e pretendentëve

22:45, 25/06/2024

Kalimi i Austrisë si skuadra fituese e Grupit D të Euro 2024, ka bërë lëmsh skemën e paracaktuar të fazës me eliminim direkt, kjo pasi renditja në vendin e dytë të “Gjelave” francezë e ka dërguar skuadrën e Deschamps, të futet në krahun e tabelës që do të prodhojë një finaliste bashkë me tre pretendentet e tjera kryesore për fitoren e turneut.

Para ndeshjeve të sotme, në këtë anë ishin skuadrat e Gjermanisë, Spanjës dhe Portugalisë, të cilët vlerësoheshin si pretendentet kryesore për finalen, por tashmë është edhe skuadra e Mbappe, teksa me shumë mundësi mund të kemi në çerekfinale dy përballje të mëdha ose dy ish-finale atë të Euro 2008, Gjermani-Spanjë dhe Euro 2016, Francë-Portugali.

Për nënkampionët e botës do të ishte gjithçka më e lehtë nëse do të fitonin grupin, pasi do të kalonte në anën tjetër të tabelës për t’u ndeshur potencialisht me ta vetëm në finale, por me vendin e dytë, janë francezët që kalojnë në të njëjtin krah, duke zhbalancuar plotësisht skemën me ekipet pretendente që renditen të gjitha në një krah. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco