Gjimshiti: Ky Europian do t’i ndihmojë shumë të rinjtë e talentuar

Gjimshiti: Ky Europian do t’i ndihmojë shumë të rinjtë e talentuar

23:27, 24/06/2024

Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, foli pas humbjes minimale që Shqipëria regjistroi ndaj Spanjës, në ndeshjen e fundit të grupit, që solli edhe eliminimin nga Europiani.

“Nuk di ku ta filloj, por e filloj nga ekipi, stafi, të gjithë që kanë qenë pranë nesh. Jam i lumtur për performancën. Në ndeshjen e parë kishim më shumë emocione. Me Kroacinë meritonim fitoren, sot barazimi ishte në lojë. Falenderoj tifozët që na kanë mbështetur në çdo ndeshje. Edhe jashtë fushës na kanë mbështetur.

Gjëja më e rëndësishme është që të shikojmë përpara. Ishte grupi më i vështirë i Europianit. Kemi treguar ndeshje të mira. Është eksperiencë që do të na rrisë në karrierë. Kemi shumë lojtarë të rinj me cilësi, me talent, që do i ndihmojë shumë ky Europian”, u shpreh Gjimshiti.   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco