Strakosha flet para ndeshjes me Spanjën: Ju tregoj porositë e Sylvinhos

Strakosha flet para ndeshjes me Spanjën: Ju tregoj porositë e Sylvinhos

20:02, 24/06/2024

Thomas Strakosha, portieri i dytë me më shumë pritje deri në këtë moment të Euro 2024, foli shkurtimisht përballë fillimit të Shqipëri-Spanjë.

Besim, qetësi dhe optimizëm nga titullari i portës, i cili u shpreh: “Shpresoj që gjithë shqiptaria të na sjellë fat. Të gjithë çunat janë gati, po e presim me emocione. Kemi nevojë për të shkruar historinë.

Sylvinho? Trajneri na tha të kemi durim dhe të mos na kapin emocionet si ndaj Italisë. Të respektojmë kundërshtarin, të mbrohemi mirë dhe të mbajmë topin sa më shumë. Pasi spanjollët bëjnë presing të fortë.

Për mua personalisht është ndeshja më e rëndësishme e karrierës tani për tani. Shpresoj të na ndihmojë Zoti dhe të kualifikohemi.

Portieri i dytë me më shumë pritje? Në futboll është kolektivi. Do të jap maksimumin që të ndihmoj ekipin, si gjithë djemtë e tjetër. Mendojmë vetëm të fitojmë ndeshjen”, u shpreh Strakosha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco