Lajmi i fundit

LIVE// Protesta e 14 e opozitës para Bashkisë Tiranë

'Ndeshja u korruptua'/ Pse dueli më i përfolur mes Spanjës dhe Shqipërisë mbetet ai i fitores 5-1 në 'Qemal Stafa' në 1993!

'Ndeshja u korruptua'/ Pse dueli më i përfolur mes Spanjës dhe Shqipërisë mbetet ai i fitores 5-1 në 'Qemal Stafa' në 1993!

10:32, 24/06/2024
Sot (24 qershor 2024) Shqipëria do të ketë përballjen e fundit të grupeve në kampionatin Europian që zhvillohet në Gjermani. Sfida kërkon fitoren përf kualifikimin mes mes 16 më të mirave të Europës.

Përballë do të jetë Spanja, një nga skuadrat pretendente të këtij kampionati.

Që nga viti 1986 Shqipëria dhe Spanja kanë një histori të gjatë perballjesh mes tyre dhe natyrisht peshorja anon ne krahun e spanjolleve me një dominim teë fortë 8 fitore me 0.

Ajo që bie në sy në duelet tona është dhe numri i lartë i golave të shënuar nga spanjollet në të gjitha këto ndeshje, ndërsa Shqipëria i ka shënuar vetëm 3 herë në gati 40 vite duele.

Në fundin e viteve ‘80 diferencat ishin të mëdha, spanjollet rregullonin golaverazhin duke na mundur 9-0 apo 5-0.

Por nga te gjitha duelet me Spanjën 1 ndeshje mori një vëmendje të madhe, bëhet fjalë për duelin e 22 shtatorit ne stadiumin Qemal Stafa, ku Spanja fitoi 5 me 1 duke marrë kreun e grupit. Diferencat ishin të mëdha në fushën e lojës dhe një ajo ishte një Spanjë që vinte me ajkën e lojtareve të Real Madrid dhe Barcelona.

Po të ecnim me rezultatet e kohës do ishte diçka normale por në Shqipëri ndizen polemika të mëdha sepse një deklaratë e Zv Presidentit të Federatës Spanjolle Juan Espino në radion Kadena Ser ndez ambientin duke thënë se ndeshja u korruptua. Sipas tij një person i lidhur me futbollistet shqiptar i ka kërkuar 300 mijë franga zvicerane që Shqipëria të pësojë shumë gola.

Siç raporton faqja e parë e gazetës Sporti Shqiptar në atë kohë, Federata e Futbollit në atë periudhë bëri një njoftim duke u distancuar nga kjo histori. Spanjës i duhej jo vetëm fitorja por edhe gola për të rregulluar golaverazhin për vendin e parë në grup dhe ndeshjen e fitoi 5-1.

Ne shtypin europian u fol gjatë për atë ndeshje madje FIFA nisi një hetim për rezultatin, por nuk pati asnjë fakt për të dyshuar se kishte korrupsion dhe se shqiptarët kishin toleruar që Spanja të shënonte 5 gola.

Pas 30 vjetësh mbetet një enigmë e madhe nëse kishte apo jo një tentative korrupsioni për atë ndeshje? A ishte ajo deklaratë vetëm një lufte brenda federatës spanjolle? A po përdoreshin shqiptaret në këtë histori?

Kjo nuk u zbulua asnjëherë por në atë pasdite shtatori ajo që dihet është se Spanja mori atë që donte në Qemal Stafa, fitoren, golat dhe kualifikimin ne botëror.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco