Lajmi i fundit

LIVE/ Tubimi qytetar në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Ivan Balliu bëhet gati për historinë: Do i them Dukës t’i ftojë spanjollët me pushime... nëse ‘sillen mirë’

Ivan Balliu bëhet gati për historinë: Do i them Dukës t’i ftojë spanjollët me pushime... nëse ‘sillen mirë’

16:08, 23/06/2024

Ivan Balliu pret të shkruajë historinë  këtë të hënë me fanellën e Shqipërisë dhe në mënyra nga më të ndryshmet.

E para është që do të jetë lojtari i parë i lindur më pasaportë spanjolle që përballet si kundërshtar me Spanjën në fazën finale të një turneu ndërkombëtar.

Dhe e dyta është padyshim që shpreson të shkruajë historinë me një fitore dhe kualifikimin e Shqipërisë, të cilën përfaqëson që kur mësoi për herë të parë se kishte origjinën nga vendi ynë.

“Ata erdhën të na takonin dhe të na pyetnin. Në familjen time nuk dinim asgjë për këtë. Ne filluam të kërkonim dhe pastaj u shfaqën lidhjet tona me Shqipërinë”, kujton për “Marca” Balliu i cili në 6 tetorin e vitit 2017 debutoi me Shqipërinë nën drejtimin e Panuçit, pikërisht kundër Spanjës të cilën do ta ketë përballë përsëri.

“Niko Uilliam dhe Lamin Jamal janë të frikshëm. Ata nuk kanë pikën e turpit, luajnë pa asnjë siklet. Nuk ndalen duke u përballur me ty, insistojnë. Ndoshta nuk do t’u funksionojë një herë, dy apo tri, por ata të mbajnë në tension pasi e di që ata nuk do të ndalen”, tregoi mbrojtësi i cili është përballur me ta në kampionatin spanjoll.

Balliu tregoi se ekipi kishte parë bashkë pjesën e parë të ndeshjes mes Spanjës dhe Italisë.

“Shokët e mi të skuadrës u mahnitën. Nuk ndaleshin me pyetjet rreth tyre. Sidomos për Nikon. Unë e njihja Jamal më mirë, por u thashë: Kujdes me këtë, është me nivel, një lojtar i madh. Dhe nëse ke një lojtar të tillë në secilin krah…

Asnjëri nga ata në ndeshjen me Shqipërinë? Nuk di të them nëse është një avantazh apo jo. Pasi niveli i Spanjës është shumë i lartë dhe ata që hyjnë do të dëshirojnë të jenë në të njëjtin nivel. Dhe shihni emrat e atyre që futen si Dani Olmo, Ferran, Ajoze i cili bëri hatanë ndaj Italisë… Spanja ka lojtarë të mëdhenj”, tha Balliu për të përditshmen spanjolle ku insistoi se ekipi hynte në fushë me ide të qartë ndaj Spanjës.

“E vetmja gjë që na nevojitet të bëjmë është të fitojmë. Kjo është e vetmja rrugëzgjidhje që kemi pas dy ndeshjeve të para. Loja që duhet të luajmë ne është që të jemi kompakt dhe të mundohemi që Spanja të mos jetë në gjendje të gjejë hapësira. Nuk duhet të shohim asnjë rezultat tjetër veç fitores, por duket të lexojmë mirë ndeshjen”, theksoi ai.

Lojtari nuk kishte qenë asnjëherë në Shqipërisë derisa u bë pjesë e përfaqësueses, por ka treguar se tani ka filluar të mësojë pak edhe gjuhën shqipe.

“E ndjej veten si pjesë e skuadrës. Janë disa gjëra në shqip që i them apo i kuptoj”, shpjegoi lojtari i cili zbuloi se ka zgjedhur jugun e Shqipërisë për të kaluar pushimet këtë vit dhe nuk nguroi të bënte as batuta.

“Unë do i them presidentit të Federatës që nëse spanjollët sillen mirë, t’i ftojmë për pushime në bregdetin shqiptar që është shumë i bukur”, tha duke qeshur lojtari i Kombëtares shqiptare. “Por është një sfidë e madhe të mposhtësh një nga skuadrat më të mira në Europian. Ja ku janë dy ndeshjet e tyre dhe loja që bënë. Por padyshim që në tribuna do të fitojmë ne. Kudo që shkojmë me Kombëtaren, ka shumë njerëz që na ndjekin. Dhe këtu në Gjermani ka qenë spektakolare”, theksoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco