Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha

Granit Xhaka: Jemi ‘zjarr’ para Gjermanisë

Granit Xhaka: Jemi ‘zjarr’ para Gjermanisë

22:01, 21/06/2024

Pas dy ndeshjeve të para në Grupin A, Zvicra është në kuotën e katër pikëve dhe në sfidën e tretë do të përballet me Gjermaninë, aty ku në rast fitoreje, helvetët do të “rrëmbenin” vendin e parë. Para ndeshjes me Gjermaninë, Granit Xhaka foli në konferencë duke theksuar se do të tentojnë t’i mposhtin panzerat dhe se nuk do t’i respektojnë më shumë seç duhet.

“Sigurisht që kemi respekt për gjermanët, por e sigurt është se nuk kemi aq respekt sa kishte Skocia për ta në ndeshjen e parë. Ata ja dhuruan topin gjermanëve, jemi të lumtur dhe jemi zjarr për ta fituar ndeshjen. Nuk dua të mendoj se tashmë i kemi arritur 1/8-tat. Ndaj Skocisë ditëm të reagonim mirë dhe në mbrojtje jemi treguar mjaft të vendosur”, u shpreh Xhaka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco