Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha

VIDEO/ Austria fiton ‘sfidën direkte’ për vendin e tretë me Poloninë

VIDEO/ Austria fiton ‘sfidën direkte’ për vendin e tretë me Poloninë

19:58, 21/06/2024

Polonia dhe Austria luajtën në “Olimpiastadion” të Berlinit ndeshjen e dytë të Grupit D të Euro 2024, shkruan Syri.net.

Austria fitoi 3-1, teksa pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1.

Në minutën e 9-të Trauner kalon Austrinë në avantazh.

Polakët reagojnë dhe në minutën e 30-të Piotek barazon rezultatin, 1-1.

Deri në fund të pjesës së parë rezultati nuk ndryshon më, teksa në fraksionin e dytë të lojës, në minutën e 67-të Baumgartner kalon Austrinë në avantazh, 2-1.

Sërish austriakët shënojnë me Arnautovic në të 78’ që thellon epërsinë në 3-1.

Ky gol vendos dhe rezultatin përfundimtar të takimit, ku Austria merr 3 pikët dhe kap vendin e tretë, ndërsa Polonia pëson humbjen e dytë, duke mos patur shpresa për kualifikim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco