VIDEO/ Spanja mposht Italinë dhe siguron vendin e parë në grup, rezultati ‘favorizon’ Shqipërinë

VIDEO/ Spanja mposht Italinë dhe siguron vendin e parë në grup, rezultati ‘favorizon’ Shqipërinë

22:55, 20/06/2024

Në “Veltins Arena” të Gelsenkirchen u luajt ndeshja e dytë e Grupit B (aty ku merr pjese edhe Shqipëria) mes Spanjës dhe Italisë, shkruan Syri.net.

Spanja fitoi minimalisht 1-0, por që i mjaftoi për të siguruar suksesin e dytë dhe me 6 pikë të plota pas dy ndeshjes siguron vendin e parë në grup.

Pjesa e parë nuk prodhoi gol, me gjithë rastet që patën kryesisht spanjollët.

Në pjesën e dytë, zhbllokohet rezultati. Spanja është me fat, pasi në minutën e 55-të Calafiori shkakton autogol.

Deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe spanjollët kualifikohen si vend i parë, ndërsa Italia do të përballet me Kroacinë në sfidën e fundit, e cila do të jetë vendimtare për kualifikim.

Spanja ndeshjen e fundit do ta luajë me Shqipërinë, duke qenë tashmë e çliruar përsa i përket rezultatit, ndërsa kuqezinjtë mund të shfrytëzojnë mundësinë për të fituar e për të arritur kualifikimin historik.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco