VIDEO/ Danimarka dhe Anglia ndajnë nga 1 pikë mes tyre

VIDEO/ Danimarka dhe Anglia ndajnë nga 1 pikë mes tyre

19:53, 20/06/2024

Danimarka dhe Anglia zhvilluan mes tyre në “Deutsche Bank Park” të Frankfurtit sfidën e dytë të Grupit C të Euro 2024, shkruan Syri.net.

Ky takim u mbyll në barazim 1-1, me të dy golat e shënuar në pjesën e parë.

Anglia në minutën e 18-të kaloi e para në avantazh, ku Harry Kane përfitoi brenda zone dhe e dërgoi topin në rrjetë.

Danimarka reagoi dhe në minutën e 34-t Hjulmand barazoi rezultatin 1-1.

Deri në fund nuk pati më gol dhe të dy ekipet morën nga 1 pikë.

Anglia kryeson grupin me 4 pikë, Danimarka dhe Sllovenia kanë nga 2, Serbia e fundit me 1.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco