Barazohen legjendat e portës, Bufon arrihet nga Manuel Neuer

Barazohen legjendat e portës, Bufon arrihet nga Manuel Neuer

16:14, 20/06/2024

Kapiteni i Bayern Munchen dhe numri “1” i Gjermanisë, Manuel Neuer, vendosi një rekord të ri mes portierëve me paraqitjen e tij e tij të dytë në Kampionatit Europian 2024 kundër Hungarisë.

Gardiani 38-vjeçar u barazua me rekordmenin italian Xhanluixhi Bufon, 17 ndeshje në Kampionat Europian.

Për kampionin e botës në 2014, prezenca kundër Hungarisë është edhe ndeshja e 36-të në një turne madhor.

Neuer ka kaluar rekordin e mëparshëm evropian të vendosur nga portieri francez Hugo Loris.

Nëse Manuel është në fushë edhe për duelin e fundit në grupe kundër Zvicrës të dielën (nga ora 21:00), ai do të barazohet me Bastian Shvajnshtaiger, i cili kryeson statistikat e lojtarëve gjermanë me 18 paraqitje.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco