VIDEO/ Goli i barazimit me Kroacinë, vëllai i Gjasulës shpërthen në lot

10:59, 20/06/2024

Emocione të forta ka dhuruar një ditë më parë Kombëtarja, teksa zbriti në fushë përballë Kroacisë, duke marrë barazim në frymën e fundit.

Goli i barazimit erdhi nga Klaus Gjasula në minutën e 94, duke u bërë kështu dhe goli që shënohet në vonë.

E ndërsa i gjithë stadiumi u drodh nga brohorima e tifozëve shqiptarë, nuk kishte si të mos dallohej gëzimi në sytë e familjarëve të Gjasulës, i cili shënoi më herët dhe një autogol.

Në këto pamje që janë shpërndarë tashmë gjerësisht në rrjet, shihet vëllai i Gjasulës, i cili shpërthen në lot me ngashërim pas barazimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco