Hidhet shorti i La Liga-s/ Data kur nis kampionati spanjoll dhe kur luhet 'El Clasico' i parë

Hidhet shorti i La Liga-s/ Data kur nis kampionati spanjoll dhe kur luhet 'El Clasico' i parë

17:04, 18/06/2024

 

La Liga hodhi këtë të martë shortin e kampionatit 2024-2025, me kampionatin spanjoll që do të nis misionin për të zbritur nga froni skuadrën e Real Madrid-it, me skuadrën e Ancelotti-t që triumfoi në sezonin e kaluar duke lënë pas Barcelona-n.

Edicioni i 94-të do të nis më 18 gusht, teksa kampionët e nisi misionin për të mbrojtur titullin në transfertën e Mallorca-s, teksa Barcelona udhëton menjëherë në një transfertë delikate si ajo e “Mestalla-s” ndaj Valencia-s.

Raundi i parë vijon me Atletico Madrid që do të nisë rrugëtimin e sezonit të ri ndaj Villarreal, Athletic Bilbao pret në shtëpi Getafe-n, Sociedad do të masë forcat me Vallecano-n, Celta Vigo-Dep. Alaves, Osasuna-Leganes, Las Palmas – Sevilla, Real Betis-Girona dhe Valladolid që do të luajë me njërën prej Real Oviedo ose Espanyol (Finale Play-Off në Segunda Division ndeshja e kthimit luhet më 23 qershor).

“El Clasico” parë do të luhet në “Santiago Bernabeu” me 27 tetor, teksa e fazës së dytë, ajo në Barcelonë do të luhet me 11 maj.

Derbi i Madrid-it do të luhet fillimisht në “Santiago Bernabeu” më 29 shtator, teksa e kthimit, në fazën e dytë do të luhet më 9 shkurt.

Barcelona-Atletico Madrid do të luhet më 22 dhjetor, teksa e fazës së dytë më 16 mars.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco