Të dënuar për trukime, kundërshtarët e Partizanit kthehen në Europë pas 16 vitesh

Të dënuar për trukime, kundërshtarët e Partizanit kthehen në Europë pas 16 vitesh

16:47, 18/06/2024

Partizani mund të thuhet se ka qenë me fat sa i përket kundërshtarit që ka peshkuar në Ligën e Konferencës në turin e parë, pasi goglat i kanë vënë kundër Marsashlok të Maltës.

Marsashlok është një klub i cili ndonëse është krijuar 75 vite më parë, nuk ka qenë shpesh në nivelet më të larta në vend. Kulmin e ka në fillimin e viteve 2000, kur nga 2004 deri në 2008, u kualifikua 4 herë në turnetë ndërkombëtarë të UEFA-s.

Por në vitin 2009, klubi u përfshi nga skandali pasi një futbollist dhe trajneri i kësaj skuadre u dënuan me dënim të pezulluar me burg dhe gjobë, pasi kishin tentuar të korruptonin një lojtar kundërshtar për të trukuar një ndeshje.

Që atëherë Marsashlok nuk ishte kualifikuar më në Europë, duke u kthyer vetëm në sezonin e  fundit, ku ekipi siguroi vendin e katërt në kampionatin maltez të futbollit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco