Prapaskenat e Kombëtares Euro 2024/ Krelani: Nuk duhet të jemi të ndjeshëm ndaj skuadrave të mëdha

10:20, 18/06/2024

Gazetarja Sportive Qeqa Krelani, e ftuar mëngjesin e sotëm në ‘Kafe Shqeto’ ka komentuar për publikun rezultatin e ndeshjes së parë të Kombëtares ndaj sfidës më Italinë.

Sipas Krelanit, edhe pse Bajrami theu rekordin në Kampionatin Europian për golin më të shpejtë, sërish duhet të luajnë sikur rezultati të jetë 0/0, pasi nuk duhet që të lejoheshin që t’i kapnin emocionet e garës.

Pjesë nga biseda:

‘Edhe pse është akoma fillimi dhe si duket skuadrat po nxehen shoh që këto gjëra që i akne përgatitur i kanë lënë pakëz për më vonë por deri më tani Kombëtarja që më ka bërë përshtypje është ajo e Holandës, Franca mbrëmë si dhe Holanda.

E Holandës i them sepse skuadra tregoi që ka karakter të fuqishëm dhe dijnë si t’i menaxhojnë situatat e ndaj mua më pëlqejnë këto lloj rezultatesh sepse atëherë kur nuk e pret ata marrin një kthesë në minutën e fundit dhe duket sikur ndeshja është një befasi e këndshme për tifozët.

Ne shqiptarët në fakt bëjmë një gabim, kur futemi në një ndeshje  të madhe futemi që mos të humbasim.

Në momentin që futemi që të mos humbasim, ne kemi humbur gjithmonë dhe në momentin që ti hyn në lojë dhe nuk dëshiron të humbasësh, edhe nëse kjo ndodh prap të ka hije.

Ndeshja që kaloi ajo me Italinë doli jashtë kornizave, doli jashtë skenari që edhe vetë Sylvinho ie kishte përgatitur sepse as ai nuk e mendonte ne do futeshim në histori për golin më të shpejtë në historinë evropiane.

Ne vërtetë e bëmë golin më të shpejtë,  por duhet të luanim sikur gjithçka ishte 0/0 dhe jo që të na përfshijë ai emocioni dhe të tregohemi të ndjeshëm përballë një skuadre të madhe siç ishte rasti i Italisë.

Klea Sula/ Syri.Net

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco