Italia 'macja e zezë', kombëtarja jonë në kërkim të suksesit të parë

Italia 'macja e zezë', kombëtarja jonë në kërkim të suksesit të parë

18:43, 15/06/2024

 

Italia dhe Shqipëria do të përballen sonte, në ora 21:00, në Signal Iduna Park të Dortmundit, në takimin e vlefshëm për Grupin B, të Euro 2024.

Kjo do të jetë hera e pestë që këto dy kombëtare përballen me njëra tjetrën në historinë e sfidave direkte. Italia i ka fituar të gjitha sfidat e mëparshme, ndaj kombëtares tonë, e cila do duhet të ndryshojë rrjedhën e historisë, pikërisht në sfidën e pare për këtë evropian.
Ndeshja e fundit mes dy skuadrave ishte ajo e luajtur në nëntor të 2022, në Air Albania, ku “azzurët” triumfuan me rezultatin 3-1.

Nga katër përballjet e mëparshme, dy sfida kanë qenë takime miqësore dhe dy sfida kanë qenë të vlefshme për kualifikueset e kupës së botës Rusi 2018.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco