Lajmi i fundit

Konferenca e kombëtares Kuqezi, flet Rei Manaj

Duam ta nisim me ‘këmbën’ e mbarë ndaj Italisë, por statistikat ‘zhysin’ kuqezinjtë

Duam ta nisim me ‘këmbën’ e mbarë ndaj Italisë, por statistikat ‘zhysin’ kuqezinjtë

13:29, 12/06/2024

Kombëtarja shqiptare do të nisë aventurën e saj europiane ndaj Italisë.

Sfidë që do të luhet ditën e shtunë në orën 21:00. Një duel mjaft i rëndësishëm për kuqezinjtë kun ë ‘Signal Iduna Park’ do të tentojnë të bëjnë një paraqitje pozitive dhe të nisin me këmbën e mbarë Euro 2024.

Përballë ‘djemve’ të Sylvinhos do të jenë kampionët në fuqi.

Sigurisht që cilësohen favoritë, por në kampion kuqezi janë të bindur se mund të marrin rezultat pozitiv. Gjithesi duket e vështirë, pasi edhe historia e përballjeve direkte flet në favorin e tyre.

Kështu Shqipëria me Italinë janë përballur 4 herë mes tyre. 2 herë në miqësore dhe 2 sfida të tjera kanë qenë të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2018. Në të 4-ta rastet kuqezinjtë janë mposhtur. Në dy sfidat miqësore italianët kanë fituar 1-0 dhe 3-1, ndërsa në kualifikuese kanë triumfuar 2-0 dhe 1-0.

Të gjithë tifozët shqiptarë këtë herë shpresojmë që gjithçka të jetë në krahun tonë dhe të marrin pikët e para ndaj tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco