Edy Reja: Kujdes Bajramin, rreziku kryeso kundërsulmi. Tifo bëj për...

Edy Reja: Kujdes Bajramin, rreziku kryeso kundërsulmi. Tifo bëj për...

11:26, 12/06/2024

Edy Reja është një profil që tërheq vëmendjen e mediave italiane në çdo moment, për më tepër tani, përpara sfidës Itali-Shqipëri, kjo për shkak të kaluarës së tij si trajner i përfaqësueses kuqezi.

Në një intervistë për Corriere dello Sport, Edy Reja analizoi në detaje këtë përballje, sigurisht duke zbuluar më shumë detaje rreth Shqipërisë. Komenti i parë shkoi për pasuesin e tij, Sylvinho:

“Është i zoti, ka bërë një punë të madhe duke arritur objektivin, u kualifikua me meritë si të parët në një grup me Republikën Çeke dhe Poloninë. Gjeti dhe një bazë të mirë, ishin të gjithë lojtarët e mi, përjashto këtu Arbër Hoxhën. Ramadani, Asllani, Gjimshiti, Mitaj. Bajramin e binda të vinte te Shqipëria. Broja ishte i ri, Manaj është një tjetër krijesë e imja. A bëj tifzo për Shqipërinë? Unë jam italian, i kam “azzurrët” në zemër, por kam afeksion dhe simpati për shqiptarët, do të më pëlqente nëse do të bënin një figurë të mirë, por do të bëj tifo për Italinë, e njoh edhe Spallettin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco