I përfundon kontrata me Juventusin, Milani nis punën për afrimin e Rabiot

I përfundon kontrata me Juventusin, Milani nis punën për afrimin e Rabiot

09:31, 11/06/2024

Milani është duke punuar për përforcimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm dhe tashmë fokusi i “Djallit” është i gjithi te mesfushori i Juventusit, Adrien Rabiot.

Kontrata e francezit me “Zonjën e Vjetër” skadon më 30 qershor dhe në një situatë të tillë “kuqezinjtë” e Milanos duan të përfitojnë për të bërë të mundur transferimin me parametra zero të 29-vjeçarit.

Sipas raportimeve të mediave italiane, Milani ka kontaktuar me Rabiot për ta bindur për të këtë transferim, megjithatë kjo lëvizje shihet pak e vështirë, pasi paga e francezit te Juventus është shumë e lartë në krahasim me çfarë “Djalli” ka shifrën “tavan” në ekip.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco