Futbolli i vajzave/ Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, uron Vllazninë për titullin kampion

Futbolli i vajzave/ Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, uron Vllazninë për titullin kampion

16:42, 06/06/2024

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka dërguar një letër urimi për skuadrën kampione të Shqipërisë në futbollin e vajzave, KFF Vllaznia.

Kreu i qeverisë Botërore të Futbollit ia ka adresuar letrën Presidentit të FSHF dhe klubit shkodran të vajzave, të cilat i ka uruar për suksesin në sezonin futbollistik 2023-2024.

Gianni Infantino vlerëson punën e skuadrës shkodrane, teksa nuk ngurron të falënderojë Presidentin Duka dhe FSHF-në për mbështetjen e vazhdueshme që i jep futbollit të vajzave në Shqipëri.

Më poshtë edhe letra e plotë e Presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, dërguar Presidentit të FSHF-së, Armand Duka:

“I dashur President,

Me anë të kësaj letre, kam kënaqësinë të uroj kampionen e Shqipërisë, KFF Vllaznia Shkodër!

Përpjekjet dhe rezultatet e tyre të vazhdueshme gjatë gjithë sezonit janë shpërblyer, duke fituar këtë titull të rëndësishëm. Urime secilit anëtar të ekipit dhe klubit për këtë arritje të madhe.

Duke ju falënderuar juve President dhe Federatën tuaj për mbështetjen, punën dhe përkushtimin tuaj të vazhdueshëm për të zhvilluar futbollin e vajzave në vendin tuaj,

Pres me padurim t’ju shoh përsëri së shpejti,

I juaji në futboll,

Gianni Infantino”

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco