Zyrtare/ Mbappe firmos për 5 vite me Real Madridin

Zyrtare/ Mbappe firmos për 5 vite me Real Madridin

19:45, 03/06/2024

Kylien Mbappe është zyrtarisht futbollist i Real Madridit.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi përmes një postimi në rrjetet sociale.

Palët kanë rënë dakord për marrëveshjen dhe francezi do të jetë pjesë e klubit madrilen për 5 vite.

Prezantimi do të bëhet vetëm pas Euro 2024, ku Mbappe do të përfaqësojë skuadrën franceze.

Pas shtatë sezonesh te PSG, periudhë gjatë së cilës u bë kapiten dhe golashënuesi më i mirë në historinë e klubit, Mbappe vendosi të mos rinovojë me parisienët për sezonin e ardhshëm. Kështu, ai niset drejt kryeqytetit spanjoll, destinacion i paralajmëruar prej kohësh për “yllin” francez, për të veshur fanellën e kampionit të Europës.

Mbappe do të mbajë fanellën me numrin 9 në sezonin e parë dhe kur kroati Luka Modric të largohet, ai do të mbajë numrin 10.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco