Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ EURO 2024, sa kushtonte të shihje Kombëtaren në Gjermani?

8 vite në UEFA, Duka: Krenarë që ishim përkrah Kosovës, Vokrri i paharrueshëm

8 vite në UEFA, Duka: Krenarë që ishim përkrah Kosovës, Vokrri i paharrueshëm

22:05, 03/05/2024

 

Sot bëhen 8 vite që FFK (Federata e Futbollit të Kosovës) u bë anëtare me të drejta të plota të UEFA-s. Një arritje jetike për futbollin dardan.

I njeri Fadil Vokrri, i cili mbante postin e kreut të FFK-së, loboi fort për anëtarësimin e Kosovës në qeverinë europiane të futbollit. Ndërkohë që kontribut të madh në këtë aspekt dha edhe Armand Duka.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kreu i futbollit shqiptar e kujton me krenari dhe emocione 3 majin e 8 viteve më parë. Teksa shkruan:

“3 maji i vitit 2016 ishte historik! FFK u bë anëtare e UEFA-s me të drejta të plota dhe ne jemi krenarë që ishim pranë saj dhe punuam fort që komuniteti i futbollit të Kosovës të merrte atë që i takonte me të drejtë.

Anëtarësimi në UEFA hapi një kapitull të ri në futbollin e Kosovës, që tashmë garon me dinjitet në arenën ndërkombëtare. Qoftë në nivelin e përfaqësueseve, qoftë në atë të klubeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco