Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ EURO 2024, sa kushtonte të shihje Kombëtaren në Gjermani?

Tirana shpallet kampione e Shqipërisë në basketboll për femra, Flamurtari dorëzon kurorën

Tirana shpallet kampione e Shqipërisë në basketboll për femra, Flamurtari dorëzon kurorën

21:22, 03/05/2024

 

Tirana është shpallur mbrëmjen e sotme kampione e Shqipërisë në basketboll për femra për sezonin sportiv 2023-2024. Bardheblutë e trajneres Mirza Alibegaj fituan sot në “Feti Borova” me rezultatin 71-51 ndaj Flamurtarit, duke triumfuar 3-1 me ndeshje. Ky është titulli nr.41 në historinë e këtij ekipi.

Tirana rikthehet kështu në majën e basketbollit shqiptar, në një kampionat ku ishte gjithnjë në ndjekje të vlonjateve, por në fund arriti të bëjë diferencën. Një skuadër më kompakte dhe kërkuese në momentet vendimtare të sezonit, duke e merituar titullin kampion.

Titull që e mori pikësisht ndaj Flamurtarit, që dorëzon spektrin e një viti më parë. Vlonjatet, që e dominuan sezonin, gabuan pikërisht në “metrat e fundit të kësaj gare”, duke zhgënjyer edhe para publikut të tyre e duke u kthyer duarbosh në Vlorë.

Sfida e sotme u dominua që në periodën e parë nga Tirana (18-8), që përfitoi nga ngutja e Flamurtarit për të shënuar. Vlonjatet rikuperojnë disi në periodën e parë (30-24), por jo mjaftueshëm për të shpresuar.

Në 10-minutëshin e tretë bardheblutë i vënë kapak fitores, duke u shkëputur sërish, 52-36 dhe më pas administruan avantazhin deri në fund. Krejt takimi përfundoi 71-51 për kryeqytetaset, që shpallen kampione në fund të një sezoni të gjatë dhe nisin festën.

Enisa Qosja me 25 pikë dhe Aida Palko me 23 pikë bënë diferencën në fushë në këtë sfidë për Tiranën, cka tregon se loja e bardhebluve u mbështet të lojtaret vendase. Për Flamurtarin u dallua Henderson me 17 pikë.

Finalet play off

Flamurtari – Tirana, 57-61

Tirana – Flamurtari, 60-53

Flamurtari – Tirana, 63-60

Tirana – Flamurtari, 71-51

*Tirana fiton 3-1 serinë e finaleve

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco