Xabi Alonso: Rrugëtim i jashtëzakonshëm, por s’ka mbaruar me Romën

Xabi Alonso: Rrugëtim i jashtëzakonshëm, por s’ka mbaruar me Romën

11:06, 03/05/2024

Xabi Alonso paralajmëron Bayer Leverkusenin se “ka ende shumë punë për të bërë” për të arritur finalen pas fitores 2-0 në fushën e Romës në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Europa League-s.

Ky duket se është viti i Bayer Leverkusenit, pasi “Aspirinat” kanë fituar Bundesligën, janë në rrugën e duhur për të fituar Kupën e Gjermanisë dhe janë 90 minuta larg arritjes në finalen e Europa League-s.

“Ne luftuam me shumë grintë dhe disiplinë, por ka ende shumë punë për të bërë”, tha Xabi Alonso në konferencën e tij për shtypin.

Trajneri spanjoll befasoi shumë njerëz duke përdorur një sistem me një 9 fals me Amine Adli përpara, duke lënë në stol si Patrik Schick, si dhe golashënuesin më të mirë Victor Boniface.

Ishte e njëjta qasje si në ndeshjet e tjera të mëdha kundër Bayernit dhe Borussia Dortmundit, kështu që ishte një shfaqje respekti ndaj Romës.

“Ne luajtëm mirë në kundërsulm, dhe megjithëse nuk i shfrytëzuam në maksimum të gjitha rastet që patëm për të shënuar golin e tretë, ne jemi të kënaqur. Shpresoj që të festojmë së bashku me tifozët tanë në ndeshjen e dytë”.

Trajneri foli gjithashtu për Sky Sport Italia për ndeshjen dhe këmbënguli se skuadra e tij rrezikoi pak në “Stadio Olimpico”.

“Ishte një performancë e fokusuar me inteligjencë dhe pjekuri. Roma pati rastet e saj, më pas goli i parë na dha më shumë besim, bëmë gjënë e duhur me topin në zotërim dhe pa top.

Kishim qëndrueshmëri në pjesën e dytë dhe nuk i lamë shumë hapësira Romës. E dinim që, nëse do të qëndronim solidë dhe të disiplinuar në prapavijë, mund të krijonim shanset tona”.

Fitorja ndaj Romës se çoi në 47 numrin e ndeshjeve radhazi pa humbje.

“Është një rrugëtim i jashtëzakonshëm. Do të vlerësoja mentalitetin e fortë të ekipit, një nivel konstant përqendrimi. Ne nuk duam të ndalemi tani”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco