Lecce bën ‘paqe’ me Romën, Ylber Ramadani humb ndeshjen me Milanin

Lecce bën ‘paqe’ me Romën, Ylber Ramadani humb ndeshjen me Milanin

20:44, 01/04/2024

Roma mori vetëm një pikë në fushën e Lecces në javën e 30-të të Serisë A, rezultat që nuk e ndihmon aspak në garën për vendin e katërt, pasi Bologna tashmë shkon +5 nga verdhekuqtë.

Në fakt, nga mënyra si u zhvillua ndeshja, më shumë të zhgënjyer ishin futbollistët e Lecces, që ende luftojnë për t’iu larguar përfundimisht zonës së rënies (Frosinone është vetëm katër pikë më poshtë).

Ndeshje e plotë për mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani, që u ndëshkua pak para fundit me karton të verdhë, duke plotësuar numrin e nevojshëm që e penon të jetë i pranishëm në ndeshjen e radhës në Serinë A kundër Milanit, në “San Siro”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco