Lajmi i fundit

PD sqaron: Protesta kombëtare mbahet më 11 korrik! Këshilli Kombëtar mblidhet të premten

Partizani kap Vllazninë në renditje, Kukësi pa shpresë

Partizani kap Vllazninë në renditje, Kukësi pa shpresë

19:15, 01/03/2024

Kukësi afrohet më shumë me Kategorinë e Parë, nga ku u ngjit në Superiore gati 12 vjet më parë.

Skuadra verilindore pësoi humbjen e radhës në kryeqytet, përballë Partizanit (3-0) dhe mbetet në kuotën e 19 pikëve në 26 ndeshje.

Mbijetesa për ekipin e drejtuar tashmë nga Bledar Devolli duket një mision i pamundur.

Sa i përket kronikës së ndeshjes, golat u shënuan në pjesën e dytë.

Tedi Cara realizoi dygolësh (55’, 61’), ndërsa rezultatin përfundimtar e vulosi Mehmeti në të 73-tën.

Partizani me këtë trepikësh barazon Vllazninë me 43 pikë, por shkodranët mund ta rivendosin diferencën prej tri pikësh nëse triumfojnë në derbin e Shqipërisë, përballë Tiranës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco