La Liga/ Atletico Madrid thyhet nga Sevilla

La Liga/ Atletico Madrid thyhet nga Sevilla

20:37, 11/02/2024

Fitore me peshë e Sevillas në “Sanchez Pizjuan” përballë Atleticos së Madridit në javën e 24-t të La Ligës.

Skuadra andaluze, e cila deri tani ka zhvilluar një sezon për t’u harruar,  triumfoi falë golit të Romeros, që në minutën e 15-të, i shërbyer nga Ocampos.

“Los Colchoneros” patën kohën e mjaftueshme për të ndryshuar rrjedhën e lojës, por jo kthjelltësinë për të shkuar deri te goli.

U mbyll me fitoren e Sevillas kjo ndeshje, e pesta sezonale, por andaluzët ende duhet të mendojnë për të siguruar mbijetesën, pasi zona europiane mbetet shumë larg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco