Premier League/ Arsenal luan ‘tenis’ në derbin e Londrës

Premier League/ Arsenal luan ‘tenis’ në derbin e Londrës

18:18, 11/02/2024

Arsenal koleksionoi fitoren e katërt radhazi në Premier League teksa skuadra e drejtuar nga trajneri Mikel Arteta mposhti në një prej derbeve të Londrës me rezultatin e thellë 6-0, West Ham.

“Topçinjtë” ishin një furi e vërtetë në fushë teksa shënuan katër gola në pjesën e parë.

Sfidën e zhbllokoi Saliba në minutën e 32-të, ndërsa nga minuta e 41-të dhe deri në të 47-tën e pjesës së parë, Arsenali realizoi edhe tre gola të tjerë me autorë Saka, Gabriel dhe Trossard.

Në fraksionin e dytë të lojës, londinezët nuk e hoqën këmbën nga gazi dhe shënuan dy të tjerë.

Saka shënoi të pestin dhe të dytin personal në minutën e 63-të, ndërsa tre minuta më pas, Declan Rice realizoi një gol kryevepër nga distanca.

Përfundimisht, ndeshja u mbyll me rezultatin 0-6, me Arsenalin që pas kësaj fitoreje ngjitet në kuotën e 52 pikëve (po aq sa Manchester City) në vend të tretë, ndërsa West Ham mban vendin e tetë me 36 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco