Serie A/ Bologna ‘poker’ golash ndaj Lecces, Monza bën ‘paqe’ me Veronën

Serie A/ Bologna ‘poker’ golash ndaj Lecces, Monza bën ‘paqe’ me Veronën

18:08, 11/02/2024

Bologna ia del të marrë fitoren e dytë radhazi në Serie A, teksa të besuarit e trajnerit Thiago Motta mposhtën në shtëpi me shifrat 4-0, Leccen e Ylber Ramadanit që ishte në fushë për 90 minuta.

Vendasit e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme teksa Beukema shënoi në minutën e pestë.

Në të 27’, Bologna dyfishoi shifrat me anë të Orsolinit duke shkuar në dhomat e zhveshjes me avantazhin e dyfishtë.

Në fraksionin e dytë, vendasit shënuan edhe dy të tjerë me Orsolinin që shënoi të tretin e ndeshjes dhe të dytin personal ndërsa tetë minuta para përfundimit të 90-minutëshit, gjeti rrugën e rrjetës edhe Odgard.

Pas kësaj fitoreje, Bologna ngjitet në kuotën e 39 pikëve ne vend të pestë ndërsa Leçe mbetet në vendin e 13 me 24 pikë.

Në ndeshjen tjetër, Monza dhe Verona barazuan 0-0, duke ndarë nga një pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco