Allegri lavdëron Interin: Po bën gjëra të jashtëzakonshme

Allegri lavdëron Interin: Po bën gjëra të jashtëzakonshme

17:21, 11/02/2024

“Nuk duhej pritur ndeshja e djeshme për të thënë që Interi është favorit”.

Masimiliano Allegri, trajneri i Juventusit, i kishte idetë e qarta në konferencën për shtyp para sfidës së skuadrës së tij kundër Udineses.

“Ne kemi bërë 55 pikë dhe të kthehemi nesër te fitoret është shumë e rëndësishme, pasi do të largoheshim nga vendi i pestë. Në futboll nuk i dihet kurrë dhe do të ishte shumë e rëndësishme të ktheheshim te fitoret, përveç të tjerave do të ktheheshim në -4 nga Interi.

Në po bëjmë rrugëtimin tonë, Interi po bën gjëra të jashtëzakonshme, në vitin 2024 ka luajtur 7 ndeshje dhe i ka fituar të gjitha. Ne bëjmë hapat me radhë dhe mundohemi që të kthehemi te fitoret nesër. Në këtë moment, në kryesimin e kampionatit është skuadra më e fortë, Interi është favoriti që në fillim dhe do të jetë deri në fund.

Situata jonë me atë të Napolit të Sarrit është ndryshe. Mungojnë edhe shumë ndeshje deri në fund të kampionatit dhe jemi në pozita të tjera. Nuk do shkojmë në fushën e lojës pa motivim, përkundrazi, nesër kemi një objektiv kryesor që është fitorja dhe do na mundësonte të shkëputeshim nga ekipi i vendit të pestë, duke u kthyer në -4 nga Interi edhe pse ata kanë një ndeshje më pak. Ne duam të kthehemi të luajmë Ligën e Kampioneve, nuk them që nesër është vendimtare, por është shumë e rëndësishme”, tha trajneri i Juventusit para gazetarëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco