Rey Manaj po kalon një nga sezonet më të mira të karrierës së tij futbollistike në këtë edicion të parë në futbollin turk.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare sot ka shënuar golin e tij të 12-të në këtë kampionat, duke u rreshtuar tashmë mes bomberave më të mirë në Superligë, edhe pse nuk gjendet në një nga skuadrat e kreut.
Me golin e 12-të, që i dha fitoren 1-0 Sivaspor ndaj Rizespor, sulmuesi shkoi në vendin e 4-t në renditjen e golashënuesve më të mirë në Turqi, me të njëjtin numër golash si polaku Krzistof Piatek i cili luan me Bashakshehir si dhe Kara i Kasimpasa.
Një gol më shumë se sulmuesi shqiptar ka Mauro Icardi i Gallatasarajt, ndërsa dy më shumë ka shënuar Tiam i Pendikspor.
Për momentin golashënuesi më i mirë i kampionatit turk mbetet Edin Dzeko, i cili ka shënuar 16 gola me fanellën e Fenerbahçes.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: