Premier League/ Fulham mposht Bournemouth, vetëm 15 minuta për Armando Brojën

Premier League/ Fulham mposht Bournemouth, vetëm 15 minuta për Armando Brojën

18:55, 10/02/2024

 

Në Premier League, Liverpool bën detyrën në Anfield, duke mundur 3-1 Burnley-n. The Reds zhbllokuan takimin në minutën e 21-të me Jotan, por mysafirët nuk u pajtuan assesi me rezultatin.

O’Shea vendos ekuilibrat, duke dërguar skuadrat në barazim në dhomat e zhveshjes.

Në pjesën e dytë, fitorja u sigurua nga golat e Diaz dhe Nunez, me skuadrën e Klopp që merr 3 pikë të rëndësishme. Liverpool kryeson me 54 pikë, ndërsa Burnley është e parafundit.

Në takimet e tjera, Fulham triumfoi 3-1 ndaj Bournemouth. Për vendasit në Craven Cottage (London), Armando Broja u aktivizua vetëm 15 minutat e fundit.

Në Tottenham Hotspur Stadium (London), ndeshja mes Tottenham dhe Brighton përfundoi 2-1. Premier League luan pasdite ndeshjen Nottingham-Newcastle.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco