Lazio rikthehet te fitorja, mposht Cagliarin dhe i afrohet zonës Champions

Lazio rikthehet te fitorja, mposht Cagliarin dhe i afrohet zonës Champions

17:02, 10/02/2024

Lazio është kthyer te fitorja në kampionat pasi ka mundur 3-1 Cagliarin në transfertë në javën e 23-të të Serisë A.

Një fitore që e ka ngjitur skuadrën e Sarri-t përkohësisht në vendin e gjashtë në renditje dhe e ka çuar vetëm dy pikë larg zonës Champions.

Sfida është zhbllokuar në minutën e 26-të nga një autogol i Deiola-s.

Në pjesën e dytë, në minutën e 50-të, ka ardhur goli i dytë i miqve i shënuar nga Ciro Immobile.

Në minutën e 65, Lazio shënoi edhe të tretin me anë të Felipe Anderson duke “vrarë” ndeshjen.

Sulmuesi italian ka shënuar 200 gola në Serie A duke u bërë lojtari i tetë që arrin këtë shifër dhe i katërti që e arrin në 45 vitet e fundit, bashkë me Roberto Baggio (205), Antonio Di Natale (209) e Francesco Totti (250).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco