Kampionati i Kosovës/ Llapi fiton në transfertë, ndalet Gjilani

Kampionati i Kosovës/ Llapi fiton në transfertë, ndalet Gjilani

15:13, 10/02/2024

Pas pushimeve dimërore, rikthehet të luhet kampionati i Kosovës. Llapi ia doli të fitojë në transfertën ndeshjen e javës së 20 ndaj Dritës. Për miqtë rezultoi vendimtar goli i Ramadanit në minutën e katërt të takimit teksa Llapi ia doli ta ruante me fanatizëm avantazhin deri në fund.

Për Llapin kjo ishte fitorja e tretë radhazi në kampionat dhe tashmë renditen në vendin e dytë me 37 pikë, tre më pak se Ballkani. Ndërkohë, Drita mban vendin e tretë me 34 pikë. Në ndeshjen tjetër, Fushë Kosova barazoi me Gjilanin 1-1.

Miqtë kaluan të parët në avantazh me anë të Jarovic ndërsa vendasit barazuan me Hajdarin në fraksionin e dytë. Pas këtij rezultati, Gjilani mban vendin e tetë me 19 pikë ndërsa Fushë Kosova është e nënta me 11 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco