Cristian Shpendi nuk di të ndalet, realizon golin e 15-të sezonal

Cristian Shpendi nuk di të ndalet, realizon golin e 15-të sezonal

14:25, 10/02/2024

 Sulmuesi i talentuar i Shqipërisë U21, është shfaqur sërish protagonist te Cesena. 

Shpendi realizoi golin e dytë për skuadrën e tij në fundin e pjesës së parë (41′). I 15-ti sezonal për të në kampionat. 20-vjeçari ishte në vendin dhe momentin e duhur, duke dërguar në rrjetë asistin e Piacentinit.

Shpendi kryeson renditjen e golashënuesve me 15 gola, që po ndihmojnë Cesenën të ruajë vendin e parë. Klube të ndryshme nga Serie A dhe Serie B kërkuan shërbimet e sulmuesit të talentuar gjatë merkatos së janarit.

Gjithsesi, ofertat nuk bindën klubin emilian, ndërkohë që vera pritet të sjellë hapin e madh për goleadorin shqiptar. 7 herë e ka veshur Shpendi fanellën e Shqipërisë U21. Me kuqezinjtë e vegjël ka shënuar 1 gol, në suksesin fantastik 3-2 ndaj Rumanisë U21

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco