FOTO/ Inagurohet statuja madhështore e Kobe Bryant

FOTO/ Inagurohet statuja madhështore e Kobe Bryant

17:41, 09/02/2024

Inagurohet statuja madhështore e Kobe Bryant

Kanë kaluar 4 vjet nga tragjedia ajrore që i mori jetën 9 personave në Los Anxhelos (humbën jetën pas përplasjes së helikopterit të tyre).

Mes tyre edhe ish-basketbollisti Kobe Bryant e vajza e tij Gina.

Në këtë 4-vjetor, në Los Anxhelos u inaugurua një statujë gjigande dedikuar Kobe Bryant, 5 herë kampion në NBA me fanellën e Lakers. Fanellë që e veshi përgjatë gjithë karrierës së tij.

Një statujë frymëzuar nga dita kur “black mamba” realizoi 81 pikë në vitin 2006, në ndeshjen ndaj Toronto.

Image

Një lojtar që ka frymëzuar miliona njerëz anembanë botës.

Në ceremoninë e inaugurimit të statujës mjaft ikona të NBA si Phil Jackson, Kareem Abdul Jabbar, Dereck Fisher, Jeanie Buss dhe bashkëshortja e lojtarit, Vanessa Bryant. E padyshim, qindra tifozë që e kanë dashur Kobe Bryant.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco