'Një ëndërr e kthyer në realitet', Ernest Muçi: I lumtur që jam pjesë e këtij klubi legjendar

'Një ëndërr e kthyer në realitet', Ernest Muçi: I lumtur që jam pjesë e këtij klubi legjendar

17:20, 09/02/2024

Një transferim surprizë ishte ai i Ernest Muçit te Besiktas në orët e fundit të merkatos në Turqi. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare zbarkoi në Stamboll dhe tha fjalët e tij të para si futbollist i “shqiponjave”.


Ai u shpreh se është shumë i lumtur që është pjesë e një klubi legjendar në Turqi si Besiktasi dhe se gjithashtu tregoi për transferimin e tij, që ndodhi shumë shpejt.

“Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu. Është një ëndërr e kthyer në realitet për mua që të luaj për një klub kaq të madh. Mezi po pres të përshëndetem me të gjithë tifozët, të takoj lojtarët, trajnerin. Mezi po pres të filloj. Jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij klubi legjendar në Turqi.

Transferimi? Ndodhi shpejt sipas mendimit tim. Ndodhesha në hotel, sepse do të luaja ndeshjen e radhës me ish-klubin tim sot. Kështu që ndodhi shumë shpejt. Në mëngjes udhëtova drejt Varshavës që të isha këtu.

Ndodhi shumë shpejt dhe jam shumë i lumtur që u krye ky transferim. Është një nder i madh për mua që të jem pjesë e një klubi kaq të madh”, ishin fjalët e para të Muçit pas mbërritjes së tij në Stamboll.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco