De Rosi nuk i trembet Interit: Çdo skuadër në botë mund të mposhtet

De Rosi nuk i trembet Interit: Çdo skuadër në botë mund të mposhtet

16:02, 09/02/2024

Daniele De Rosi është i ndërgjegjshëm që Interi është skuadra më e fortë aktualisht në Itali.

Por trajneri i Romës nuk u frikësohet zikaltërve. Përkundrazi, para ndeshjes me kryesuesit e kampionatit, ai ka bërë të qartë se bashkë me ekipin beson se mund të thyejë skuadrën e Inzagit.

“Po përgatitemi me kurajë, inteligjencë dhe ndërgjegjësim. Çdo skuadër në botë mund të mposhtet dhe kështu edhe Interi që është më e forta në kampionat. Është një skuadër e mësuar që të ketë kontrollin e lojës, e dimë që ka gjëra që mund t’i bezdisin, jemi të ndërgjegjshëm që jemi një skuadër e fortë dhe mund të bëjmë një ndeshje të madhe.

Nesër duhet të kemi respekt, por edhe pak guxim. Nuk jemi të fundit e listës, nëse tregon shumë respekt ke frikë dhe nëse ke frikë, pastaj humbet. Do të ketë nesër disa momente ku do të vuajmë pasi janë të fortë. Të dish atë që mund të ndodhë është një gjë prej personash të pjekur, ta pranosh do të thotë të humbasësh. Duhet të bindemi se mund të fitojmë pasi është e vërtetë. Në një kampionat të tërë janë më të fortë, por në ndeshjen teke mund të mposhten.

Hakmarrje nga Lukaku? Nga Romelu do të më mjaftonte që të bënte të njëjtën ndeshje si me Kaljarin, më ka pëlqyer shumë, ka luajtur për ekipin, ka gjuajtur në portë dhe bëri të nisen aksionet më të rëndësishme. Zgjati mbrojtjen e Kaljarit dhe ka gjuajtur në portë 6-7 herë. Nëse do të vazhdojë kështu, do të bëjë shumë gola. Kur luan kundër ish-skuadrës tënde, disa herë bën super ndeshje e disa herë jo dhe duket sikur ke vuajtur. Ai do të dijë të menaxhojë emocionin, sepse të ndodh që kur luan kundër skuadrave të forta që të prekësh më pak topin”, theksoi De Rosi para gazetarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco