Përcaktohet kalendari i ndeshjeve të Ligës së Kombeve, Shqipëria e nis me Ukrainën në fushë asnjanëse

Përcaktohet kalendari i ndeshjeve të Ligës së Kombeve, Shqipëria e nis me Ukrainën në fushë asnjanëse

10:58, 09/02/2024

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka njohur sot edhe kalendarin e ndeshjeve të caktuar nga UEFA për Grupin B1 ku bën pjesë në Ligën e Kombeve.

Shorti që u hodh dje nga UEFA vuri kuqezinjtë përkrah Çekisë, Ukrainës dhe Gjeorgjisë në një grup të ekuilibruar.

Shqipëria do ta nisë rrugëtimin në transfertë ndaj Ukrainës. Ky takim do të luhet më datë 7 shtator në orën 20:45 në fushë asnjanëse, pasi Ukraina nuk luan në shtëpi për shkak të luftës atje.

Tre ditë më pas, më datë 10 shtator kuqezinjtë do të luajnë ndeshjen e parë në shtëpi kundër Gjeorgjisë në orën 20:45.

Në muajin tetor, Kombëtarja luan dy ndeshje në transfertë. Më datë 11 tetor kuqezinjtë do të përballen me Çekinë në orën 20:45, ndërsa tre ditë më pas, më datë 14 tetor Shqipëria do të luajë sërish në transfertë ndaj Gjeorgjisë në orën 18:00.

Dy ndeshjet e fundit të Grupit B1 Shqipëria do t’i zhvillojë në shtëpi.

Takimi i parë në muajin nëntor do të jetë ndaj Çekisë më datë 16 në orën 20:45, ndërsa ndeshja e fundit e grupit do të luhet më 19 nëntor ndaj Ukrainës po në orën 20:45.

Kalendari

07.09.2024 Ukrainë – Shqipëri ora 20:45

10.09.2024 Shqipëri – Gjeorgji ora 20:45

11.10.2024 Çeki – Shqipëri ora 20:45

14.10.2024 Gjeorgji – Shqipëri ora 18:00

16.11.2024 Shqipëri – Çeki ora 20:45

19.11.2024 Shqipëri – Ukrainë ora 20:45

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco