Loftus-Cheek: Kam luajtur në disa role, për Milanin bëj edhe portierin

Loftus-Cheek: Kam luajtur në disa role, për Milanin bëj edhe portierin

10:16, 09/02/2024

Ruben Loftus-Cheek është padyshim më i miri nga nënshkrimet e Milanit verën e kaluar.

Edhe falë kontributit të tij, kuqezinjtë janë pas Interit dhe Juventusit në renditje.

Ndeshja kundër PSG-së ishte ajo që e “shenjtëroi” përfundimisht në sytë e tifozëve të tij të rinj.

“Kam luajtur shumë mirë, thjesht kam humbur golin. Ishte një ndeshje e madhe për ne, në Champions League. Ishte një nga ato ditë ku u ndjeva mirë dhe në gjendjen e duhur mendore. Kur e ke kokën të qetë, gjërat ndodhin natyrshëm. Jam i sigurt se do të luaj edhe më mirë se kundër PSG-së”, tha mesfushori anglez për “Milan TV”.

Më pas erdhën edhe golat, falë përfshirjes së vazhdueshme në sulm: “Mjaftoi të gjendesha në zonën kundërshtare ndaj Empolit dhe Udinese. Bëhet fjalë për t’u gjetur në zonë kur ndjeni se diçka mund të ndodhë në të dy krahët. Duhet ta ndjeni se kur është koha e duhur për të hyrë në zonë dhe ku të hyni”.

Për festimin e tij: “E mora shtysën nga një gjest i famshëm basketbolli. Shpesh, kur një lojtar më i gjatë bie mbi një më të shkurtër, është si të thuash ‘janë pak të vegjël’”.

Për rolin e tij: “Mesfusha, numri 8, “box-to-box”, por në karrierën time kam luajtur në mbrojtje, në sulm dhe gjithashtu në mesfushë. Në portë, si Giroud, një ditë? Ndoshta, le të shohim nëse një ditë mund ta bëjë edhe këtë rol, megjithatë, më mungon ky pozicion dhe mbrojtësi i krahut”.

Për kohezionin me Pulisic: “Pasi ke luajtur me Chris për kaq gjatë, ju e dini se çfarë bën ai, ku preferon ta marrë topin. Kishim një intensitet të mirë, sidomos në pjesën e parë të kampionatit, kur luajtëm të dy djathtas”.

Sigurisht, përshtatja e tij ishte e lehtë që në fillim: “Të them të drejtën, u ndjeva si në shtëpinë time që në ndeshjet e para. Stafi, lojtarët, tifozët dhe stadiumi…, kanë qenë 6 muaj pozitiv në Serie A”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco