Surprizë nga Spanja, Antonio Conte i ofrohet Barcelonës

Surprizë nga Spanja, Antonio Conte i ofrohet Barcelonës

09:27, 09/02/2024

Antonio Conte kërkon që të rikthehet në pankinë, por aventurave në Itali me shumë skuadra, mes të cilave ato fituese me Juventusin dhe Interin, apo edhe në Angli me Chelsean e Tottenhamin, tashmë duket se dëshira e tij kryesore është Spanja.

Dhe duke iu referuar të përditshmes katalanase “Sport”, ky burim ka lëshuar bombën ditën e djeshme: trajneri nga Leçe i është ofruar Barcelonës për të pasur Xavi Hernandezin, pasi ky i fundit ka lajmëruar lamtumirën në fund të këtij sezoni.

Klubi kuqeblu sigurisht që e ka mirëpritur këtë dëshirë nga ana e një prej trajnerëve më të vlerësuar në qarkullim, por ndërkohë ka disa çështje që duhen kuptuar dhe studiuar me shumë kujdes.

E para lidhet me aspektin ekonomik, duke qenë se Antonio Conte është një nga trajnerët më të “kripur” për sa i përket aspektit financiar, duke kujtuar se në Angli, në radhët e Tottenhamit, ai përfitonte 17 milionë euro neto në sezon, shifër kjo që së bashku me premiot mund të arrinte deri në 22 milionë. Aspekti i dytë është edhe ai i filozofisë, duke qenë se “Gjenerali” nuk ka dyshime se është një nga më punëtorët në qarkullim, kuron në detaje aspektin fizik dhe skuadrat e tij kanë gjithmonë një rezistencë të frikshëm, por në aspektin e spektaklit të lojës çalon.

Dhe pikërisht për këtë fakt, në Katalonjë, edhe pse nuk e kanë injoruar vetofrimin e Antonio Contes, presidenti Joan Laporta do të punojë dhe shpresojë që të bindë gjermanin Jurgen Klop, që gjithashtu ka lajmëruar në mes të sezonit, si Xavi te Barça, lamtumirën e tij nga Liverpooli në fund të sezonit.

Vetëm nëse Klop nuk do të pranonte spanjollët, Conte do të ishte një kandidat vërtet serioz si post-Xavi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco